Bota

Sri Lanka/ ‘Një popull që u ngrit mbi frikën’, nga pamjet pikante në pishinë tek dorëheqja e presidentit

Përplasjet mes policisë dhe protetsuesit lanë të paktën 55 persona të plagosur ku tre prej tyre kishin plagë me armë zjarri. Kjo është kriza më e keqe ekonomike që nga pavarësia në 1948.

11 Korrik 2022, 12:50 Nga e.k
Sri Lanka/ ‘Një popull që u ngrit mbi frikën’, nga
Pamje nga protesta

COLOMBO- Mijëra protestues u mblodhën në distriktin qeveritar të Colombos të shtunën duke kërkuar dorëheqjen e presidentit të vendit Gotabaya Rajapaksa pasi e bënin përgjegjës për krizën e madhe ekonomike që po kalon vendi.

Si nisën protestat

Protestat në vend nisen me 19 prill për shkak të krizes ekonomike që mbërtheu vendin, rezervat valutore të Sri Lankës ranë në nivele rekord dhe vendi përballet me falimentimin, qeveria nuk ka qenë në gjendje të përballojë importet e karburantit dhe naftës, duke çuar në mungesa masive dhe zemërim të gjerë. Të paktën tre persona vdiqën në radhët e gjata jashtë pompave të benzinës. Qytetarët janë përballur me mungesë për javë të tëra ushqimesh dhe ilaçesh, inflacion të papërballueshëm dhe ndërprerje ditore të energjisë elektrike prej 13 orësh.

Sri Lanka/ ‘Një popull që u ngrit mbi frikën’, nga

Protestuan nuk u ndalën nga 19 prilli ku dha dorëheqjen dhe kryeministri i kohës Mahinda Rajapaksa deri më 9 korrik ku kishin dhe kulmin e tyre pasi protestuesit u përballën dhunshëm me policinë dhe arritën të futeshin në rezidencën qeveritare të presidentit të vendit Gotabaya Rajapaksa I cili nuk ndodhej në rezidencë në atë moment pasi ishte shpërngulur në një vend që ende mbahet sekret për shkake sigurie.

Marrja e rezidencës presidenciale nga protestuesit

Protestuesit pas përballjes me policinë që ishte e pafuqishme përballë një turme të irrituar arritën të ‘pushtonin’ rezidencën lukzose të presidentit të vendit të tyre. Në videot e publikuara nga BBC duken protestuesit teksa lahen në pishinën e madhe në oborrin preidencial dhe të tjerë që shëtisin nëpër hapësirën e madhe të rezidencën duke thyer e shkatërruar gjithçka. Pamjet bënë xhiro në media sociale pasi shihej si një fitore e popullit mbi qeverinë. Protestuesit shiheshin duke pozuar në sallonet mondane të rezidencës ulur në kolltuqet e presidentit. Ata dogjën dhe shkatërruan gjithçka në shenjë të revoltës kundër presidentit që ende nuk kishte reaguar për të dhënë dorëheqjen.

Sri Lanka/ ‘Një popull që u ngrit mbi frikën’, nga

Dorëheqja e kryeministrit Ranil Wckremesighe

Menjëherë pas protestës kryemninistri Ranil Wckremesighe mblodhi menjëherë grupet parlamentare dhe do të pranonte të jepte dorëheqjen dhe pse ishte emëruar vetëm pak muaj më parë pikërisht mne këtë qëllim që të ndihmonte në zgjidhjen e krizës ekonomike që ka përfshirë vendin. Dorëheqja e tij nuk ishte e mjaftueshme për protetsuesit të cilët dogjën rezidencën private të tij e cila ndodhet në “Fifth Lane” në Colombo.

Dorëheqja e presidentit Gotabaya Rajapaksa

Presidenti i vendit Gotabaya Rajapaksa nuk kishte reaguar pas protestave të dhunshme që I çoi protestuesit deri tek rezidenca e tij nga e cila ishte larguar më parë. Presidenti dhe familja e tij kishin shumë vite në pushtet dhe prandaj shiheshin dhe si problemi I mozgjidhjes së krizëz. Rajapaksa do të japë dorëheqjen më 13 korrik. Kryetari i parlamentit tha se presidenti vendosi të japë dorëheqjen "për të siguruar një dorëzim paqësor të pushtetit" dhe i bëri thirrje publikut të "respektojë ligjin".

Nga këto protesta nuk do të mbahen mend vetëm pamjet pikante të cilat pushtuan rrjetin ku shiheshin protetsuesit teksa merrnin në ‘zotërim’ atë që në fakt ju përket por dhe për guximin e një populli që u ngrit mbi frikën për të drejtat e tyre, një jetëse më të mirë dhe kushte jetese normale.

Mijëra njerëz zbritën në Colombo të shtunën duke kërkuar dorëheqjen e tij pas muajsh protestash. Presidenti është fajësuar për keqmenaxhimin ekonomik të vendit, i cili ka shkaktuar mungesë ushqimesh, karburantesh dhe ilaçesh prej muajsh. Përplasjet mes policisë dhe protetsuesit lanë të paktën 55 persona të plagosur ku tre prej tyre kishin plagë me armë zjarri. Kjo është kriza më e keqe ekonomike që nga pavarësia në 1948.

protesta ne sri lanka

Sondazh

Poll