Bota

Vrasja e ish-kryeministrit japonez, Blinken vizitë të papritur në Japoni: Jam këtu në emër të SHBA-së

Blinken u takua me kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë.

11 Korrik 2022, 09:55 Nga e.k
Vrasja e ish-kryeministrit japonez, Blinken vizitë të papritur në
Anthony Blinken

JAPONI- Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken mbërriti sot në Tokio, për një vizitë të shkurtër, për t’i shprehur ngushëllimet personale Japonisë për vrasjen e ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Sipas mediave të huaja, Blinken u takua me kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë.

“Unë i jam vërtet mirënjohës atij që gjeti kohë për të na parë në këtë kohë tepër të vështirë”, tha Blinken.

“Dhe arsyeja pse jemi këtu është se Presidenti Biden më kërkoi personalisht në emër të presidentit, në emër të popullit amerikan të shpreh ngushëllimet tona për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Abe”, shtoi Blinken.

Shinzo Abe, një figurë e së djathtës japoneze, kryeministri më jetëgjatë, ka qenë një mbështetës i vendosur i forcimit të bashkëpunimit ushtarak dhe diplomatik me SHBA. Ai u vra nga një person i armatosur të premten, gjatë një fjalimi elektoral në Nara.

anthony blinken shinzo abe

Sondazh

Poll