Bota

'Do hedh në erë botën'/ Kërcënoi me vdekje guvernatoren e New Jorkut, autori vritet nga policia

60-vjeçari i identifikuar si Paul Hardy filloi të bërtiste jashtë shtëpisë së guvernatores, në Rrugën 116, duke thënë se ai do të “ndryshonte qeverinë”

11 Korrik 2022, 10:08 Nga A.B
'Do hedh në erë botën'/ Kërcënoi me vdekje
Foto ilustruese

SHBA- Një burrë ka kërcënuar me vdekje guvernatoren e shtetit Kathy Hochul në Nju Jork. Ai është vrarë nga policia e vendit, raporton Tgcom24

60-vjeçari i identifikuar si Paul Hardy filloi të bërtiste jashtë shtëpisë së guvernatores, në Rrugën 116, duke thënë se ai do të “ndryshonte qeverinë” duke vrarë guvernatoren dhe zyrtarë të tjerë dhe më pas “të hidhte në erë botën”. Kur policia mbërriti në vendngjarje, ai u qëllua me armë zjarri duke mbetur i vdekur.

Sipas rindërtimit të skemës nga agjentë të policisë, Hardy, kishte precedent të mëparshëm kriminal.

vrasje ne new york

Sondazh

Poll