Shpërblimi/ Kushi përgënjështron Çaljan: E pavërtetë, kemi alokuar 20 mln lekë
Evis Kushi shprehet se lajmi është i pavërtetë dhe se Ministria e Arsimit i ka kryer të gjitha procedurat financiare për shpërblimin e të gjithë sportistëve që kanë fituar medalje.
TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka përgënjeshtruar lajmin që po qarkullon në media se qeveria nuk ka shpërblyer ende për titullin kampion bote në peshëngritje, Briken Çaljan. Pas publikimit të deklaratës së peshëngritësi, ministrja Kushi ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ku ajo shprehet se lajmi është i pavërtetë dhe se Ministria e Arsimit i ka kryer të gjitha procedurat financiare për shpërblimin e të gjithë sportistëve që kanë fituar medalje.
“Po lexoj sot në media një lajm të pavërtetë që gjoja qeveria sorollat kampionin Briken Çalja dhe nuk e ka shpërblyer ende për titullin kampion bote në peshëngritje. Aktualisht, MAS i ka kryer të gjitha procedurat financiare për shpërblimin e të gjithë sportistëve që kanë fituar medalje, nëpërmjet federatave sportive përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi. Pas kësaj, është detyrim i vetë federatave për të kaluar këto shpërblime të qeverisë në llogarinë personale të sportistëve,”- shprehet ministrja.
POSTIMI I PLOTË:
Po lexoj sot në media një lajm të pavërtetë që gjoja qeveria sorollat kampionin Briken Çalja dhe nuk e ka shpërblyer ende për titullin kampion bote në peshëngritje. Për informim të opinionit publik, po ju publikoj urdhërat e pagesës për shpërblimin e Brikenit bashkë me trajnerin e tij, jo vetëm për kampionatin botëror por edhe atë evropian. Aktualisht, MAS i ka kryer të gjitha procedurat financiare për shpërblimin e të gjithë sportistëve që kanë fituar medalje, nëpërmjet federatave sportive përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi. Pas kësaj, është detyrim i vetë federatave për të kaluar këto shpërblime të qeverisë në llogarinë personale të sportistëve. I bëj thirrje të gjitha federatave që të zbatojnë detyrimet e tyre ndaj sportistëve brenda afateve të caktuara. Qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbështesë pa u ndalur sportistët tanë elitarë dhe zhvillimin e sportit në tërësi.
Madje, ajo u bën thirrje të gjitha federatave që të zbatojnë detyrimet e tyre ndaj sportistëve brenda afateve të caktuara.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Briken Calja do të regjistronte një prej rezultateve më të mëdha të të gjitha kohërave për sportin shqiptar. Falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme, peshëngritësi kuqezi fitoi tri medalje në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Tashkent të Uzbekistanit.
Një medalje ari në shkëputje dhe dy argjendi në shtytje dhe dygarësh, ngjitën flamurin tonë kombëtar në shkallën më të lartë të podiumit në evenimentin madhor të shtangës. Sukses që ngriti në këmbë të gjithë Shqipërinë dhe bëri krenarë miliona shqiptarë në mbarë botën, ku si zakonisht nuk munguan as reagimet dhe urimet e shumta nga krerët e shtetit, të cilët me të drejtë përshëndetën rezultatet fantastike të Briken Caljes. Por ndonëse nga ajo ditë e triumfit kanë kaluar më shumë se 7 muaj, peshëngritësi ende nuk është likuiduar për medaljet, shpërblim që i takon me ligj.
Sondazh
“Keni të fala nga arritjet në sistemin arsimor”/ Korreshi nxjerr foto nga shkolla në Lushnje: Alo ministria…
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi ka publikuar disa foto nga një shkollë në një fshat t&...
Berisha publikon video nga Orikumi: I mbushur me mushkonja, autoritetet nuk marrin masa
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim në rrjetet sociale në lidhje me turizmin. Me an...
FOTO/ Meta 'heq' kostumin e Presidentit, e kalon pasditen në plazh: Me miq të mirë
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë ditë të nxehtë korriku ta kalojë duke u freskuar n&...
Edi Paloka: Jemi si Sri Lanka, jo si Britania, ndryshe e kishim rrasur brenda Ramën
Edi Paloka TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar me një postim në Facebook pa...
Dorëheqja e Johnson, pse nuk ngjan Shqipëria me Anglinë
Boris Johnson dhe Edi Rama BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Boris Johnson dha dorëheqjen pasi anëtarët e qeverisë së tij u k...
'Çmimin e shalqinit duan ta çojnë sa më poshtë'/ Braçe denoncon sërish: Fiton karteli
Erion Braçe TIRANË- Ish- zv.kryeministri Erion Braçe ka ngritur sërish zërin për shitjen e shalqinit në Divjakë...
Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, presidenti Meta dekreton 2 ligjet
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar protokollin për anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Ve...
"Po të mbysin në FB", Tabaku i përgjigjet komenteve për pjesmarrjen në protestën e 7 korrikut: Duhet një shpresë e re
Jorida Tabaku TIRANË- Depuetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka dhënë një përgjigje të gjithë komentuesve ...
Opozita kërkoi heqjen e mandatit, Olta Xhaçka mbrohet me avokat para Këshillit të Mandateve
Olta Xhaçka TIRANË- Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka zgjodhi të përfaqësohej me avokat para Kësh...
Rama udhëton të mërkurën drejt selisë së NATO-s, takohet me Stoltenberg
Edi Rama dhe Jens Stoltenberg TIRANË- Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të vizitojë javën e ardhshme selinë e NATO-s në B...
