Aktualitet

ELBASAN/ I vodhi varësen një vajze, në pranga autori

Sipas bluve të Elbasanit i riu është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në qytet dhe po vijon puna për dokumnetimin e plotë të veprimtarisë së tij.

11 Korrik 2022, 09:19 Nga e.k
ELBASAN/ I vodhi varësen një vajze, në pranga autori
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohet se i ka vjedhur varësen një gruaje. Sipas bluve të Elbasanit i riu është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në qytet dhe po vijon puna për dokumnetimin e plotë të veprimtarisë së tij. Ndërkohë gjatë kontrollit në shtëpi iu sekuestrua dhe varësja e vjedhur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, nisur nga denoncimi i një shtetaseje se në datën 08.07.2022, në lagjen "Brigada 17 Sulmuese", një shtetas i kishte vjedhur varsen, organizuan menjëherë punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar "2nd Necklace".

Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin e autorit të vjedhjes së denoncuar, si dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit.

Nga veprimet hetimore, rezulton se ky shtetas është autor edhe i vjedhjeve të tjera në qytetin e Elbasanit. Strukturat e Policisë vijojnë punën me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të tyre.

Gjatë kontrollit të banesës së 25-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, varsen e vjedhur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan policia e elbasanit

Sondazh

Poll