Aktualitet

Rrrezikoi banesat aty pranë, vihet nën kontroll zjarri te ish-fabrika e tullave në Vlorë

Zjarri ka rënë pranë disa banesave por nga ndërhyrja e menjëhershme e efektivëve është bërë e mundur vënia e tij nën kontroll.

10 Korrik 2022, 10:33 Nga d.a.
Rrrezikoi banesat aty pranë, vihet nën kontroll zjarri te ish-fabrika
Foto Ilustruese

VLORË- Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm dhe është përhapur nga era rreth orës 09:30 në lagjen tek ish-fabrika e tullave në qytetin e Vlorës.

Zjarri ka rënë pranë disa banesave por nga ndërhyrja e menjëhershme e efektivëve është bërë e mundur vënia e tij nën kontroll.

Fatmirërisht nuk raportohen të lënduar dhe as dëme materiale te banesat pranë zonës së zjarrit. Javët e fundit Vlora ka qenë nën rrezikun e disa vatrave të zjarrit për shkak të temperaturave të larta por dhe zjarrvënie të qëllimshme.

zjarr ne vlore

Sondazh

Poll