Aktualitet

Vodhi naftë nga eskavatori në një kantier ndërtimi, arrestohet 35-vjeçari në Vorë

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i dy shtetasve, të dy banues në Vorë, është bërë pas finalizmit të operacionit "Fuel" ku në pranga ka rënë 35-vjeçari J.S si dhe 31-vjeçari P.K.

10 Korrik 2022, 09:24 Nga d.a.
Vodhi naftë nga eskavatori në një kantier ndërtimi,
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Vorës ka vënë në pranga dy persona në 24 orët e fundit, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur naftë nga eskavatori i një kantieri ndërtimi.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i dy shtetasve, të dy banues në Vorë, është bërë pas finalizmit të operacionit "Fuel" ku në pranga ka rënë 35-vjeçari J.S si dhe 31-vjeçari P.K.

Nga verifikimet rezulton se 35-vjeçari ka vjedhur 172 litra naftë nga eskavatori dhe ja ka shitur 31-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vorë, operacioni policor i koduar “Fuel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Vodhi sasi të konsiderueshme nafte nga ekskavatori, në një kantier ndërtimi, vihet në pranga 35-vjeçari.

Në pranga dhe një shtetas tjetër që përvetësoi naftën e vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fuel”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit:

- J. S., 35 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale "Vjedhja";

- P. K., 31 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale".

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi J. S., ka vjedhur rreth 172 litra karburant, nga ekskavatori i një firme ndërtimi dhe më pas ia ka shitur shtetasit P. K., i cili ishte në dijeni që karburanti që kishte blerë, ishte i vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes arrestohet 35-vjeçari në tiranë

Sondazh

Poll