Aktualitet

"Biznes familjar", arrestohen babë e bir shqiptarë në Itali për trafik droge

Ata u bllokuan nga agjentët e seksionit VI të skuadrës së lëvizshme, të drejtuar nga Marco Calì dhe Massimiliano Mazzali, të cilët kishin zbuluar aktivitetin e shqiptarëve dhe kishin punuar për një kohë të gjatë për të lokalizuar banesën e tyre.

10 Korrik 2022, 08:34 Nga d.a.
"Biznes familjar", arrestohen babë e bir shqiptarë në
Policia italiane

ITALI- Dy shqiptarë, babë e bir të moshës 50 dhe 23 vjeç, babë e bir, u arrestuan të enjten në Itali nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike pasi u kapën në zotërim të rreth 30 gram kokainë. 

Sipas mediave vendase, ata u bllokuan nga agjentët e seksionit VI të skuadrës së lëvizshme, të drejtuar nga Marco Calì dhe Massimiliano Mazzali, të cilët kishin zbuluar aktivitetin e shqiptarëve dhe kishin punuar për një kohë të gjatë për të lokalizuar banesën e tyre. Rreth orës 19:30, policët përgjuan 23-vjeçarin në via Galilei në Pioltello dhe e bllokuan para se të vinte alarmin tek të afërmit e tij. 

Gjatë kontrollit u zbuluan rreth pesëmbëdhjetë mbështjellës kokaine gati për shitje, 14 më të vogla brenda një mobiljeje në hyrje me 6.34 gram, një më e madhe në një dollap kuzhine me peshë 22 gram, si dhe një llastiqe dhe gjithçka që nevojitet për të paketuar dozat, plus 3 mijë euro cash. 

Në momentin që hetuesit po përfundonin hetimet, në shtëpi është kthyer edhe 50-vjeçari, të cilit iu gjet një dozë. Të dyve ju vunë prangat dhe u dërguan në burg.

policia italiane arrestohen babe e bir ne itali

Sondazh

Poll