Art&Argëtim

“Matchy Matchy”/ Fansave nuk u shpëton asgjë, detaji i ri që ‘konfirmon’ ribashkimin e Donaldit dhe Bores

Ka qenë Donaldi ai që i ka futur fansat në dyshime pasi mbrëmjen e djeshme kishte zgjedhur të vishte një bluzë që më parë e ka veshur dhe moderatorja.

9 Korrik 2022, 19:35 Nga e.k
“Matchy Matchy”/ Fansave nuk u shpëton asgjë, detaji i ri
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

TIRANË- Nuk ka ditë që të mos flitet për “çiftin” Bora Zemani dhe Donald Veshaj të cilët akoma se kanë konfirmuar ribashkimin e tyre pas ndarjes por gjithmonë e më shumë i bëjnë fansat të dyshojnë se janë bashkë. E pra këtyre të fundit nuk u shpëton asgjë, detaji i fundit  duket se i jep fuind dyshimeve për ribashkimin e çiftit.

Ka qenë Donaldi ai që i ka futur fansat në dyshime pasi mbrëmjen e djeshme kishte zgjedhur të vishte një bluzë që më parë e ka veshur dhe moderatorja. Menjëherë ndjekësit kanë shpërndarë në të gjitha rrjtetet sociale ku mbizotërojnë mbishkrime dhe komente si: “Matchy Matchy”, apo “Konfirmimi i ribashkimit,”

Edhe pse jo fizikisht Bora Zemani ka qenë e pranishme pothuajse në të gjitha puntatat e emisionit të vëllezërve Veshaj, sigurisht përmes Donaldit. Që në puntatën e parë ai nuk ka ngurruar të flasë, edhe pse me nënkuptime, për moderatoren. Deklaratat i ka pasuar më pas me skeçe, mesazhe të fshehura, apo siç ndodhi së fundmi përmes veshjes.

bora zemani donald veshaj

Sondazh

Poll