Art&Argëtim

Aktori Keanu Reeves dashamirës ndaj fansave të tij, u përgjigjet pyetjeve të tyre në aeroport

Një video e aktorit Keanu Reeves po bëhet virale teksa shihet duke u përgjigjur pyetjeve të disa fëmijëve me plot dashamirësi.

9 Korrik 2022, 11:22 Nga s.s
Aktori Keanu Reeves dashamirës ndaj fansave të tij, u përgjigjet
Aktori Keanu Reeves në aeroport me fansin e tij

BRITANI- Aktori i njohur Keanu Reeves përveçse është një aktor shumë i mirë, por është edhe dashamirës ndaj fansave të tij.

Një video e tij po bëhet virale teksa aktori shihet duke u përgjigjur pyetjeve të disa fëmijëve me dashamirësi, raporton foxneës.com.

Shumë fansa të tjerë kanë thënë se veprimet e tij zemërgjera janë të shumta, ku gjithashtu edhe një mik i tij ka deklaruar se aktori i “Matrix” ka dhuruar shuma të larta për bamirësi nga pasuria e tij.

Aktori duket gjithmonë i gatshëm të dëshmojë se është një nga aktorët më të sjellshëm dhe më të vërtetët në Hollivud.

Një producent televiziv postoi në Twitter se ai ishte në të njëjtin fluturim me aktorin e “Matrix”, nga Londra në Nju Jork dhe teksa pasagjerët po prisnin për marrjen e bagazheve, një djalë i ri i kërkoi Reeves një autograf. Ai jo vetëm që u detyrua me kënaqësi, por më pas iu përgjigj edhe të gjitha pyetjeve të djalit se ku kishte qenë dhe nëse i pëlqente të garonte me makina.

Një pjesë e shkëputur nga biseda mes djalit të ri dhe aktorit:

“Pse ishit në Londër?”, e pyeti djali i ri.

“Për të xhiruar një dokumentar”, u përgjigj Reeves.

”Pashë në internet që ishe edhe në Grand Prix”, tha djali.

“Po, Grand Prix F1! Makina garash!”, tha aktori.

“E ngisni makinën?” pyeti sërish djali.

”Jo F1, por më pëlqen të ngas motoçikleta”, i tha aktori pa përtuar t’i përgjigjej çdo pyetjeje.

Reeves po ashtu i tha djalit se kishte në plan të shihte shfaqjen në Broadëay “American Buffalo”.

Më pas, ishte Reeves që filloi ta pyeste djalin se çfarë kishte bërë në Evropë dhe çfarë muzeumesh kishte parë ndërsa ishte atje. Djali u identifikuar më vonë si Alex Katsanos, 14 vjeç.

keanu reeves aktor

Sondazh

Poll