Art&Argëtim

Baba për herë të dytë? Ledri Vula: S'do e lë Poem pa motër ose vëlla

Artisti tha se do shumë që të jetë me vajzën e tij në çdo moment, pasi udhëton shumë prej angazhimeve artistike.

9 Korrik 2022, 07:38 Nga A.B
Baba për herë të dytë? Ledri Vula: S'do e lë Poem
Ledri Vula

TIRANË-  Këngëtari Ledri Vula u shpreh se do shumë që të ketë një fëmijë të dytë, një motër ose vëlla për Poem. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Më lër të flas' artisti tha se do shumë që të jetë me vajzën e tij në çdo moment, pasi udhëton shumë prej angazhimeve artistike.

“Mua më bie shumë me udhëtu, asnjë fundjavë nuk jam në shtëpi, edhe në këtë moment që po kthehem mezi po pres të rri me të, kur shkojnë ditët kur se takoj, kur thotë një fjalë të re nuk kam qenë aty kur e ka msu, sa gëzohesh edhe të dhemb se nuk ke qenë aty dhe mundohem mos të humb asnjë sekondë me të”, tha Ledri.

Përveç Poem keni plan për fëmijë tjetër?

“Unë jam një fëmijë i vetëm, nuk kam vëlla ose motër aq sa është e mirë aq nuk është e mirë, kur ju shoh juve të dyve nuk do doja me e lënë  pa një motër ose vëlla, do kisha pas qef me një motër ose vëlla”, tha Ledri.

ledri vulaj

Sondazh

Poll