Art&Argëtim

VD-E ka me Donaldin? 'Shpërthen' Bora në 'Tik Tok': O idiot, kur ne nuk jemi ndarë akoma...

Moderatorja ka zgjedhur që për një video të saj në Tik-Tok të marrë një pjesë të filmit “Dy Gisht Mjaltë”

9 Korrik 2022, 11:52 Nga d.k.
VD-E ka me Donaldin? 'Shpërthen' Bora në 'Tik
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

TIRANË- Moderatorja Bora Zemani po përflitet prej kohësh për një ribashkim me Donald Veshajn kjo ka bërë që çdo postim i tyre në rrjetet sociale të ndiqet dhe interpretohet nga ndjekësit si një shenjë ndaj njëri-tjetrit. Edhe pse Bora nuk ka pasur reagime konkrete se si po vijon raporti i saj me aktorin, videot në rrjete sociale të saj janë komentuar si përgjigje ndaj tij.

Së fundmi moderatorja ka zgjedhur që për një video të saj në Tik-Tok të marrë një pjesë të filmit “Dy Gisht Mjaltë”. Si duket për situatën ku ndodhet moderatorja ka qenë i përshtatshëme një dialog mes Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit ku kjo e fundit e kritikon për një tradhëti të mundshme.

Po mirë mo idjot. Kur ne nuk jemi ndarë akoma në gjykatë si do martohesha prapë unë. Hë mo!! Po çfarë mendove ti mo çfarë mendove?? Që do ndalojë dasmën si nëpër filma që do të të hidhesha në krahë do qaja. Çfarë? Çfarë mendove ti? Rri tani se na turpërove, lamë nam këtu në mes të gjithëve”- thuhet gjatë videos. Krahas videos Bora ka shkruar: Kur je me nerva dhe vetë pyet dhe vetë përgjigjesh.

Video ka marrë shumë komente ku të gjithë nuk e kanë cilësuar një thjesht një video për të qeshur por një mesazh ndaj dikujt. Ndjekësit kanë etiketuar Donaldin në video pasi mendojnë që kjo është drejtuar atij.

bora zemani donald veshaj dhe bora zemani donald veshaj

Sondazh

Poll