Art&Argëtim

Çfarë ka Sara më shumë se vajzat e tjera? Ledri: Ka shumë lek...na eci muhabeti

Ledri tha se ajo e ka mbështetur dhe kanë pasur raporte shumë të mira që në fillim, gjë e cila e ka mbajtur të gjatë marrëdhënien e tyre.

9 Korrik 2022, 07:52 Nga A.B
Çfarë ka Sara më shumë se vajzat e tjera? Ledri: Ka
Ledri Vula

TIRANË- Reperi Ledri Vula tregoi mbrëmjen e djeshme detaje nga lidhja me Sara Hoxhën. I ftuar në 'Më lër të flas', ai tha se ajo e ka mbështetur dhe kanë pasur raporte shumë të mira që në fillim, gjë e cila e ka mbajtur të gjatë marrëdhënien e tyre.

Për shumë vite ti Ledri, ke qenë ëndrra e shumë vajzave, ndoshta dhe je. Është e vërtetë që kur je i lidhur të duan më shumë femrat?

Po as më pak s’të duan. Të gjithë kemi qejf me pas diçka që nuk mundemi ta kemi.

Çfarë kishte Sara që ta fitoi zemrën?

Kishte shumë lek vëlla. A di si mendoj unë, po nuk qe e bukur nuk të tërheq. Më pas edhe po të jetë e bukur dhe e keqe brenda nuk të duhet. Ajo çfarë më ka tërhequr, na ka ecur muhabeti dhe shumë shpejt jemi njohur me njëri-tjetrin dhe e kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Raporti I mirë na ka mbajtur bashkë.

ledri vula sara hoxha

Sondazh

Poll