Bota

VD/ Momenti kur mijëra protestues ‘pushtojnë’ rezidencën e presidentit Rajapaksa në Sri Lanka

Ishulli prej 22 milionë banorësh po përballet me një mungesë të madhe valutore që ka kufizuar importet thelbësore të karburantit, ushqimit dhe ilaçeve, duke e zhytur atë në krizën më të keqe ekonomike që nga pavarësia në vitin 1948.

9 Korrik 2022, 14:58 Nga e.k
VD/ Momenti kur mijëra protestues ‘pushtojnë’
Momenti kur protestuesit futen në rezidencë

SRI LANKA- Sri Lanka po përballet me një krizë pasi mijëra protestues vërshuan në rëzidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa në kryeqytetin Colombo sot duke kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të trajtimit të krizës ekonomike nga qeveria. Ky është dhe një nga marshimet më të mëdha antiqeveritare në vendin e goditur nga kriza këtë vit, ku u shndërrua në një skenë dhunë pasi mijëra demonstrues të zemëruar kaluan barrikadat e policisë në kompleksin presidencial dhe zyrën aty pranë të presidentit të Sri Lanka-s.

Ishulli prej 22 milionë banorësh po përballet me një mungesë të madhe valutore që ka kufizuar importet thelbësore të karburantit, ushqimit dhe ilaçeve, duke e zhytur atë në krizën më të keqe ekonomike që nga pavarësia në vitin 1948.

sri lanka

Sondazh

Poll