Art&Argëtim

A të ka ndaluar Sara të bësh bashkëpunime me këngëtare ? Ledri Vula: Kur nuk...

Vula tha se kur nuk i është ndaluar të këndojë me Dafina Zeqirin, nuk do të ketë pengesë për asnjë këngëtare tjetër.

8 Korrik 2022, 23:14 Nga I.A
A të ka ndaluar Sara të bësh bashkëpunime me
Ledri Vula

TIRANË- Duket se Sara Hoxha nuk është tipi xheloz i femrave, pasi nuk e ka ndaluar bashkëshortin e saj reperin Ledri Vula që të bëje bashkëpunime muzikore me asnjë nga këngëtarët. I pyetur në emisionin 'Më lërë të flas' në Top Channel, nëse e ka të ndaluar të bashkëpunojë me ndonjë këngëtare, Vula tha se kur nuk i është ndaluar të këndojë me Dafina Zeqirin, nuk do të ketë pengesë për asnjë këngëtare tjetër.

Kush është këngëtarja për të cilën Sara është bërë xheloze për ty dhe të ka ndaluar të bashkepunosh?

Sara kur nuk më ka ndaluar të bëj këngë me Dafinën për të tjera nuk bëhet xheloze.

Zënka më e madhe që ke pasur me Sarën dhe gënjeshtra më e fundit që i ke thënë?

Unë kam qejf me lujt videogames shumë, dhe ka disa ditë që luaj shumë e disa ditë rri me familjen. Mbrëmë e kam gënjyer që nuk po më zinte gjumi vetëm që të luaja videogames.

sara hoxha ledri vula

Sondazh

Poll