Bota

Vrasja e ish-kryeministrit japonez, Biden urdhëron që flamujt të ulen në gjysmë shtizë

Biden gjithashtu nënshkroi një libër ngushëllimi për Abe në rezidencën e ambasadorit japonez në Uashington, DC. 

8 Korrik 2022, 22:33 Nga I.A
Vrasja e ish-kryeministrit japonez, Biden urdhëron që flamujt të
Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden ka urdhëruar që flamujt të ulen në gjysmë shtizë deri më 10 korrik pas vdekjes së ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, duke shkruar në një deklaratë presidenciale se kryeministri i ndjerë ishte një shërbëtor krenar i popullit japonez dhe një mik besnik në Shtetet e Bashkuara. 

“Ai punoi me presidentët amerikanë të të dyja palëve për të thelluar Aleancën midis kombeve tona dhe për të avancuar një vizion të përbashkët për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur. Edhe në momentin kur u sulmua dhe u vra, ai u angazhua në punën e demokracisë, së cilës i kushtoi jetën," tha Biden.

Biden gjithashtu nënshkroi një libër ngushëllimi për Abe në rezidencën e ambasadorit japonez në Uashington, DC. Ai vendosi edhe një kurorë të vogël me lule në tryezë. Ambasadorja japoneze në SHBA Koji Tomita përshëndeti Biden për nënshkrimin e librit të ngushëllimeve.

shinzo abe joe biden atentat ish-kryeministrit japonez

Sondazh

Poll