Bota

Restoranti i ri 'Nusret' në Mykonos e "kap" kriza, vetëm 10 klientë të pranishëm

Në restorantin e ri të Nusret në ishullin e Greqisë Mykonos nuk ka pasur një hapje të suksesshme.

8 Korrik 2022, 21:45 Nga s.s
Restoranti i ri 'Nusret' në Mykonos e "kap" kriza,
Restoranti NUSRET në Mykonos

GREQI- Kuzhinieri i famshëm turk, Nusret, i njohur ndryshe si Salt Bae ka hapur sezonin e tij veror në ishullin turistik luksoz Mykonos. Sipas mediave vendase, restoranti i tij i ri, i cili fokusohet tek hamburgerat, nuk ka pasur një hapje të suksesshme, për arsye se deri më tani klientët numërohen me gishta të cilët janë vetëm 10.

Sipas një klienti, i cili ka darkuar në restorantin Nusret ka thënë se në restorant kishte rreth dhjetë njerëz në orën nëntë të mbrëmjes. 

Restoranti i ri 'Nusret' në Mykonos e "kap" kriza,
Oferta e NUSRET

Klienti tha se i duhet shumë punë për të mbushur sipërmarrjen e tij të re. Nusret, i cili është njohës i mirë i marketingut ka bërë një ofertë për të afruar sa më shumë klientë në restorantin e tij. Ai ka servirur një menu surprizë prej 28 eurosh, ofertë e cila do të jetë për disa ditë.

mykonos nusret nusret steakhouse

Sondazh

Poll