Bota

Ish-shefi i shërbimit sekret burgoset me 3 vite në Maqedoninë e Veriut, po ashtu i merren 36 milionë euro

Mijallkov do të vuajë vetëm tre vite burg efektiv dhe do t'i konfiskohet pasuria e paluajtshme në vlerë rreth 30 milionë euro për të mirën e shtetit. 

8 Korrik 2022, 21:28 Nga I.A
Ish-shefi i shërbimit sekret burgoset me 3 vite në Maqedoninë e
Sasho Mijalkov

MAQEDONIA E VERIUT- Sasho Mijalkov, i dyshuari në hetimin “Imperia” për pastrim parash, është dënuar me tre vjet burg efektiv pasi e ka pranuar fajësinë sot në marrëveshje me prokuroren për krim të organizuar dhe korrupsion Vilma Ruskovska.

Mijallkov do të vuajë vetëm tre vite burg efektiv dhe do t'i konfiskohet pasuria e paluajtshme në vlerë rreth 30 milionë euro për të mirën e shtetit. Gjithashtu do të konfiskohen gjashtë milionë euro para të gatshme. Orce Kamçev që nga fillimi i këtij muaji vuan dënimin prej një viti burg për “Imperia”, i cili gjithashtu e pranoi fajin dhe u pajtua me Ruskovskën.

“Perandoria” është hapur nga ish-Prokuroria Speciale në vitin 2018 dhe në të ish-shefi i shërbimit sekret akuzohet për bashkim kriminel, dëmtim apo privilegj të kreditorëve, shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, mashtrim dhe pastrim parash. Ky ka qenë ndër rastet e fundit të hapura nga ish Prokuroria Speciale që u përcollën me një sërë ngjarjesh kontroverse, që më vonë u deshmuan me arrestimin e prokurores speciale Katica Janeva për zhvatje.

sasho mijalkov perandoria

Sondazh

Poll