Bota

Edhe burrë, edhe grua! 33-vjeçari zbulon se ka lindur me dy gjini, përjeton prej 20 vitesh menstruacionet

Një 33-vjeçar Chen Li në Kinë ka zbuluar se kishte lindur me vezore dhe mitër

8 Korrik 2022, 21:30 Nga s.s
Edhe burrë, edhe grua! 33-vjeçari zbulon se ka lindur me dy gjini,
Grafia e 33-vjeçarit me vezore dhe mitër.

KINË- Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Kinë, ku një 33-vjeçar Chen Li ka zbuluar se kishte lindur me vezore dhe mitër.

Këtë gjë ai e msoi kur ka shkuar për të bërë një vizitë në spital pas ankesave për gjak në urinë dhe dhimbje të forta në bark.

Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, Chen ka përjetuar për 20 vite me radhë menstruacione pa i kuptuar ato, pavarësisht se urinonte gjak dhe kishte dhimbje barku. Pasi përjetoi shqetësime të vazhdueshme në stomak, një mjek e diagnostikoi atë me apendesit, raporton Mirror.

Edhe burrë, edhe grua! 33-vjeçari zbulon se ka lindur me dy gjini,

Pavarësisht trajtimit, dhimbja vazhdonte dhe vetëm vitin e kaluar pas një check-up ai zbuloi shkakun e vërtetë të gjendjes së tij. Dhimbja shkaktohej nga menstruacionet dhe gjaku në urinë ishte rezultat i periodave.

Ai u shokua kur u informua për gjendjen e tij se ka organet femërore të riprodhimit. Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai vendosi që t’i nënshtrohej një operacioni dhe muajin e kaluar i hoqi ato.

Sipas kirurgut, pavarësisht se mund të jetojë jetën vetëm si mashkull “ai nuk mund të riprodhojë sepse testikujt nuk i prodhojnë spermë”.

kine chen li

Sondazh

Poll