Bota

Lufta në Ukrainë, identifikohen emrat e 4500 ushtarëve rusë të vrarë

Shërbimi rus i BBC po përpilon një listë nominale të viktimave ushtarake ruse në Ukrainë në bashkëpunim me faqen e internetit Mediazona dhe një grup vullnetarësh.

8 Korrik 2022, 22:01 Nga I.A
Lufta në Ukrainë, identifikohen emrat e 4500 ushtarëve rusë
Ushtaret

RUSI- Gazetarët e BBC-së në kërkimet e tyre të bazuara në burime të hapura, arritën të identifikojnë emrat e më shumë se 4500 ushtarëve rusë të vrarë në luftën në Ukrainë. Një në pesë të vdekur, shërbeu në korpusin e parashutistëve. Gjithashtu 17% ishin oficerë. 

Sipas ekspertëve, humbjet e oficerëve në një shkallë të tillë mund të ndikojnë në efektivitetin e njësive ruse që luftojnë në territorin e Ukrainës. Shërbimi rus i BBC po përpilon një listë nominale të viktimave ushtarake ruse në Ukrainë në bashkëpunim me faqen e internetit Mediazona dhe një grup vullnetarësh. Deri më 8 korrik arritën të konfirmojnë informacionin për 4515 ushtarë dhe oficerë.

Ndër oficerët e vdekur bien në sy edhe pilotët luftarakë, të cilët janë unikë në specializimin e tyre dhe elita e çdo ushtrie. Trajnimi i një piloti luftarak të pavarur mund të zgjasë 15 deri në 17 vjet dhe të kushtojë 12 deri në 14 milionë dollarë. Në më shumë se katër muaj luftë, Rusia humbi të paktën 49 pilotë ushtarakë (përfshirë navigatorët dhe inxhinierët e fluturimit). Nga këto, 80 për qind ishin humbje të ekuipazheve ajrore.

Jo të gjitha vdekjet raportohen publikisht. Çdo javë gjejmë informacione të reja për varrosjet e ushtarëve rusë në varrezat e qyteteve të ndryshme ruse të cilat nuk bëhen publike nga autoritetet lokale. Bazuar në këto vëzhgime, mund të supozojmë se lista e viktimave të konfirmuara të mbajtura nga BBC mund të përmbajë të paktën 40-60% më pak emra të vdekurish sesa ata që janë varrosur në Rusi.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll