Bota

Kritikoi luftën në Ukrainë, dënohet me 7 vite burg zyrtari rus

Përpara se ajo të jepte dënimin, audienca e gjyqit duartrokiti të pandehurin, duke çuar në përjashtimin nga salla e gjyqit të spektatorëve që kishin ardhur për ta mbështetur.

8 Korrik 2022, 21:15 Nga I.A
Kritikoi luftën në Ukrainë, dënohet me 7 vite burg zyrtari
Alexei Gorinov

RUSI- Këshilltari i qytetit të Moskës Alexei Gorinov u dënua me shtatë vjet burg të premten për denoncimin e luftës së Rusisë në Ukrainë. Euronews shkruan se Sipas gjyqtares Olesya Mendeleyeva, Gorinov u shpall fajtor për "përhapjen e informacionit të rremë" në lidhje me ushtrinë ruse duke përdorur "detyrat e tij zyrtare" dhe duke e bërë këtë si pjesë e një grupi të organizuar të motivuar nga "urrejtja politike".

"Rehabilitimi i të pandehurit është i pamundur pa një dënim me heqje lirie," tha gjyqtari përpara se ta dënonte me shtatë vjet.

Përpara se ajo të jepte dënimin, audienca e gjyqit duartrokiti të pandehurin, duke çuar në përjashtimin nga salla e gjyqit të spektatorëve që kishin ardhur për ta mbështetur. Dënimi i 60-vjeçarit Gorinov erdhi në mes të një vale represioni për të heshtur çdo kritikë ndaj luftës së Rusisë.

Që kur forcat e Kremlinit pushtuan Ukrainën më 24 shkurt, autoritetet kanë miratuar një sërë ligjesh për të ndëshkuar me dënime të rënda ata që dënojnë publikisht sulmin, duke ndaluar përdorimin e fjalëve "luftë" dhe "pushtim". Gorinov është politikani i parë i opozitës që dënohet me burg për qëndrimin e tij kundër luftës së Rusisë, por të paktën 50 aktivistë dhe kritikë të tjerë të Kremlinit janë aktualisht në pritje të gjykimit në paraburgim.

alexei gorinov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll