Bota

Zbulohet arma artizanale me të cilën u qëllua Ish-kryeministri japonez

Dy të burgosur në një burg gjerman përdorën shtylla shtrati metalikë, koka shkrepse, llamba dhe bateri të thjeshta për të krijuar një armë dhe për të organizuar një arratisje nga burgu.

8 Korrik 2022, 21:01 Nga s.s
Zbulohet arma artizanale me të cilën u qëllua Ish-kryeministri
Agresori me armën artizanale

JAPONI- Ish-kryeministri japonez i cili është vrarë nga një armë artizanale pretendohet se arma është bërë enkas për të edhe pse Japonia është një vend me ligje të rrepta për kontrollin e armëve.

Në maj të vitit 1984, dy të burgosur në një burg gjerman përdorën shtylla shtrati metalikë, koka shkrepse, llamba dhe bateri të thjeshta për të krijuar një armë dhe për të organizuar një arratisje nga burgu.

Disa versione të armëve të tilla të improvizuara të zjarrit, janë raportuar në mbarë botën në kohë të ndryshme.

Abe Shinzo u qëllua në gjoks teksa po mbante një fjalim në një fushatë zgjedhore në Nara të Japonisë të premten. Menjëherë pasi u qëllua, policia arrestoi 41-vjeçarin Tetsuya Yamagami si të dyshuar. Policia sekuestroi gjithashtu armën me të cilën u qëllua Abe.

atentat ish-kryeministrit japonez

Sondazh

Poll