Aktualitet

Zbardhet shkaku i zjarrit që i mori jetën foshnjës në Tiranë, gjyshja s’kishte paguar dritat, ia kishin ndërprerë

E moshuara nuk kishte paguar energjinë elektrike dhe kishte vendosur një qiri mbi tavolinë për të ndriçuar, por në një moment e kishte lënë ndezur teksa e kishte zënë gjumi.

8 Korrik 2022, 16:05 Nga k.m.
Zbardhet shkaku i zjarrit që i mori jetën foshnjës në
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Zbardhet shkaku i zjarrit në banesën pranë "Ali Demit", ku si pasojë e asfiksisë humbi jetën një foshnjë 6-muajshe. Burime për "News24" bënë me dije se dëshmitarë të ngjarjes dhe banorë të lagjes rrëfyen se e moshuara, Janulla Lilaj kishte shkuar të blinte qirinj në një dyqan afër banesës së saj, pasi nuk kishte energji elektrike, sepse ia kishin ndërprerë operatorët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

E moshuara nuk kishte paguar energjinë elektrike dhe kishte vendosur një qiri mbi tavolinë për të ndriçuar, por në një moment e kishte lënë ndezur teksa e kishte zënë gjumi. Komodina, ku ishte vendosur qiriu, ka marrë flakë dhe më pas flakët janë shpërndarë në të gjithë banesën. Më pas, e moshuara është zgjuar nga gjumi dhe, kur ka parë flakët, ka dalë jashtë banesës për të kërkuar ndihmë. Por u kujtua për të marrë qenin, ndërsa nipin e harroi brenda, gjë që i kushtoi jetën foshnjës 6-muajshe. 

vdes foshnja 6-muajshe ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll