Bota

VIDEO/ Piloti francez shpëton për "mrekulli" pasi helikopteri i tij u përplas me një far në det

Helikopteri humbi kontrollin në mënyrë të rrezikshme pasditen e 6 korrikut jashtë Pont-de-Raz, ndërsa ekuipazhi i tij rifitoi distancën nga fari, i cili është në rinovim.

8 Korrik 2022, 17:02 Nga d.a.
VIDEO/ Piloti francez shpëton për "mrekulli" pasi
Rrezimi i helikopterit ne France

FRANCË- Një video tronditëse nga Franca po bën xhiron e  internetit orët e fundit ku ditën e mërkurë piloti i një helikopteri i shpëtoi me vështirësi një përplasjeje kur ai filloi të binte papritmas drejt shkëmbinjve të Vielle Lighthouse, Finistere. 

Sipas mediave të huaja, helikopteri humbi kontrollin në mënyrë të rrezikshme pasditen e 6 korrikut jashtë Pont-de-Raz, ndërsa ekuipazhi i tij rifitoi distancën nga fari, i cili është në rinovim.

Pamjet e kapura nga një kamera vëzhgimi janë mbresëlënëse. Helikopteri shihet pranë ndërtesës, ai fillon të bjerë me shpejtësi përpara se të arrijë të kthehet në një re tymi, jo shumë larg sipërfaqes së oqeanit.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person, por jeta e tij nuk është në rrezik dhe ka mundur të largohet nga spitali i Brestit. Ai ishte një agjent i Phares et Balises, kompania që kishte ndërmarrë punën e mirëmbajtjes në far.

Aktualisht po zhvillohen hetime të ndryshme për të përcaktuar rrethanat e sakta të këtij incidenti. Ndërkohë ka nisur një hetim i brendshëm, brenda kompanisë Mont Blanc Helikopteres Bretagne, një hetim gjyqësor nga Brigada Ajrore e Xhandarmërisë dhe një hetim administrativ, i shpallur nga nënsekretari i detit, Herve Berville.

perplaset helikopteri france

Sondazh

Poll