Bota

Samiti i G20/ Lavrov mbajti fjalimin e tij, pastaj iku, Borrell: Nuk tregoi respekt

Lajmin e dha përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Joseph Borrell.

8 Korrik 2022, 15:45 Nga k.m.
Samiti i G20/ Lavrov mbajti fjalimin e tij, pastaj iku, Borrell: Nuk tregoi
Sergei Lavrov

INDONEZI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov nuk ishte i pranishëm gjatë pjesës më të madhe të takimit të pasdites së anëtarëve të G20 në Bali dhe u largua nga salla pasi mbajti fjalimin e tij. Lajmin e dha përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Joseph Borrell.

Borrell u tha gazetarëve se Lavrov pasi përfundoi fjalën e tij, nuk priti të dëgjonte prezantimin e të tjerëve. 

"Nuk tregoi respekt,"-tha Borrell sipas Reuters. Më herët sot, Lavrov kritikoi vendet perëndimore. Në Bali të Indonezisë filloi sot takimi i ministrave të 19 vendeve më të zhvilluara të botës.

sergei lavrov

Sondazh

Poll