Bota

VD- MOMENTI kur ish-kryeministri japonez bie në tokë, dalin pamjet e papublikuara më parë

Pamjet e mëposhtme janë nxjerrë nga mediat vendase dhe tregojnë në një kënd tjetër atentatin ndaj ish-kryeministrit, i cili bie direkt në tokë, tashmë me një plumb në qafë.

8 Korrik 2022, 16:35 Nga k.m.

VD- MOMENTI kur ish-kryeministri japonez bie në tokë, dalin pamjet e

JAPONI- Dalin pamje të reja ngavrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili u qëllua gjatë një fjalimi dhe ndërroi jetë në spital.

Pamjet e mëposhtme janë nxjerrë nga mediat vendase dhe tregojnë në një kënd tjetër atentatin ndaj ish-kryeministrit, i cili bie direkt në tokë, tashmë me një plumb në qafë. Edhe pse truprojat e mbuluan në momentin që ra në tokë, sërish dëmi ishte bërë.


Videoja e re që me shumë gjasë është filmuar nga një qytetar që ndodhej në miting, po bëhet virale në rrjet, pasi është më e qarta që tregon gjithë dinamikën e plotë të atentatit. 

Në Japoni, kufizimet e armëve nuk i lejojnë qytetarët të mbajnë armë zjarri dhe gjuetarët e licencuar lejohen të mbajnë vetëm armë gjuetie. Pronarëve të armëve u kërkohet të ndjekin mësimet, të kalojnë teste me shkrim dhe t'i nënshtrohen një ekzaminimi të shëndetit mendor. Por Tetsuya Yamagami e kishte montuar vetë armën e krimit. 

atentat ish-kryeministrit japonez

Sondazh

Poll