Aktualitet

Përleshje masive mes të rinjve shqiptar dhe egjiptian në Itali, 7 të plagosur, policia identifikon 10 persona

Sipas asaj që u rikonstruktua nga karabinierët dhe policia, të cilët ndërhynë në vend, një grup shqiptarësh dhe një egjiptian e magrebian janë rrahur me rripa, fikëse dhe hekura. 

8 Korrik 2022, 15:04 Nga d.a.
Përleshje masive mes të rinjve shqiptar dhe egjiptian në Itali, 7
Policia italiane

ITALI- Një përleshje masive ka ndodhur mes një grupi të miturish shqiptar dhe egjiptian në qendrën e pritjes Passo dell'Acquidotto, në lagjen Castelletto të Xhenovas.

Sipas Ansa, shtatë prej tyre kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që 10 nga 20 të rinjtë e përfshirë janë identifikuar dhe për të cilët do të raportohet. Sipas asaj që u rikonstruktua nga karabinierët dhe policia, të cilët ndërhynë në vend, një grup shqiptarësh dhe një egjiptian e magrebian janë rrahur me rripa, fikëse dhe hekura. 

Në përleshje janë përfshirë të paktën 20 të rinj ku alarmin e ngritën disa banorë të cilët dëgjuan britmat dhe zhurmat nga sherri masiv. Një pjesë e godinës u evakuua pasi u pushtua nga pluhuri i aparateve të zjarrit që përdornin djemtë për t'u përballur me njëri-tjetrin. Në përleshje të rinjtë kanë thyer xhama dhe kanë goditur me shkelma mobiljet dhe dyert.

policia italiane sherr mes shqiptareve ne itali

Sondazh

Poll