Aktualitet

Dhunuan të dashurat, arrestohen 2 të rinj në Tiranë

Dy të rinjtë përkatësisht 32-vjeçari i identifikuar me inicialet L.GJ dhe 31-vjeçari i identifikuar me inicialet A.A u arrestuan në flagrancë nga blutë e kryeqytetit ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

8 Korrik 2022, 14:31 Nga e.k
Dhunuan të dashurat, arrestohen 2 të rinj në Tiranë
Foto ilustruese

TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e kryeqytetit pasi dyshohet se kanë dhunuar të dashurat e tyre. Dy të rinjtë përkatësisht 32-vjeçari i identifikuar me inicialet L.GJ dhe 31-vjeçari i identifikuar me inicialet A.A u arrestuan në flagrancë nga blutë e kryeqytetit ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan me iniciativë shtetasin L. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

tirane

Sondazh

Poll