Aktualitet

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 33-vjeçarja! Një 19-vjeçar drejtonte motorin pa leje drejtimi

Në pranga ka rënë një 33-vjeçare e identifikuar me inicialet D.F pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur si dhe një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet XH.C i cili kishte dalë në rrugë me motor pa leje drejtimi për këtë të fundit.

8 Korrik 2022, 14:34 Nga e.k
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 33-vjeçarja!
Policia e Tiranës

TIRANË- Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia pasi shkelen rregullat e qarkullimit rrugor. Në pranga ka rënë një 33-vjeçare e identifikuar me inicialet D.F pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur si dhe një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet XH.C i cili kishte dalë në rrugë me motor pa leje drejtimi për këtë të fundit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

- Xh. C., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

- D. F., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane

Sondazh

Poll