Politike

FOTO/ Berisha e Kryemadhi përqafohen në shesh, bëhen bashkë mes protestuesve

Ata ndodhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë.

7 Korrik 2022, 19:53 Nga F.M
FOTO/ Berisha e Kryemadhi përqafohen në shesh, bëhen bashkë
Monika Kryemadhi e Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi janë takuar në shesh. Të dy janë bërë bashkë në protestën që ka nisur sot në orën 19:00. Ata ndodhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë. Berisha e Kryemadhi janë përqafuar dhe kanë folur me njëri-tjetrin.

Protesta e Partisë Demokratike ka nisur. Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në shesh bashkë me mbështetësit e tij. Bulevardi përballë kryeministrisë është mbushur me mijëra qytetarë që do të protestojnë kundër qeverisë. Nga ana tjetër janë marrë edhe masa. Kryeministria i ka dyert e blinduara, dritareve të ministrive u janë vendosur tela në dritare. Është bërë edhe e kërpudhës, një vepër dhuratë nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” është bllokuar qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

sali berisha monika kryemadhi protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll