Politike

VIDEO/ Pak minuta para nisjes së protestës, selia blu 'zien' nga mbështetësit

Ata presin orën 19:00 për të vërshuar drejt Kryeministrisë.

7 Korrik 2022, 18:45 Nga F.M
VIDEO/ Pak minuta para nisjes së protestës, selia blu 'zien'
Selia blu

TIRANË- Selia e Partisë Demokratike është mbushur me mbështetës të PartisëDemokratike. Pamjet që ju sjell Dosja.al tregojnë se i gjithë oborri i selisë blu është mbushur me makina dhe njerëz. Ata presin orën 19:00 për të vërshuar drejt Kryeministrisë.

Sot në orën 19:00 pritet që Partia Demokratike të zhvillojë një protest kundër qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar skenarë të shumtë për protestën e sotme. Ai tha se bashkë me temperaturat e larta sot do të ndizet edhe revolta popullore e qytetarëve. Në podium do të ngjiten përfaqësues të të gjitha shtresave të shoqërisë ndërsa lideri Sali Berisha, do të ketë fjalën e fundit në protestën para Kryeministrisë. Nga ana tjetër janë marrë edhe masa. Kryeministria i ka dyert e blinduara, dritareve të ministrive u janë vendosur tela në dritare. Është bërë edhe e kërpudhës, një vepër dhuratë nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll