Aktualitet

Brenda furgonit me protestues nga Shkodra, i moshuari tregon fashon: Jam i operuar, pardje dola nga spitali

Po ashtu, ndër të tjera, ai tha se jo vetëm demokratët, por edhe të majtët duhet të ngrihen në protestë.

7 Korrik 2022, 17:10 Nga k.m.
Brenda furgonit me protestues nga Shkodra, i moshuari tregon fashon: Jam i
Protestuesi nga Shkodra

SHKODËR- Demokratët e Shkodrës janë nisur nga qyteti verior në drejtim të Tiranës, për t’iu bashkuar protestës që do të zhvillohet në orën 19:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Një prej qytetarëve ka folur për "Euronews", madje dhe ka treguar dhe shenjën e operimit që kishte në bark, megjithatë nuk ka hequr dorë nga protesta. Po ashtu, ndër të tjera, ai tha se jo vetëm demokratët, por edhe të majtët duhet të ngrihen në protestë.

“Halli i madh e çon këtë popull që të marrë këtë rrugë, këtë mundim. Çdo qeveri pas 8 viteve duhet të lëshojë radhën. Edhe si demokrat nuk u mërzita shumë kur ndodhi kjo sepse thashë mos na bëjnë gjë tjetër. Ne as turku e serbi nuk na i kanë bërë këto gjëra. Me na marrë inteligjencën intelektuale. Kam dalë pardje nga spitali, jam bërë operim. Nuk jam në gjendje për protesta. Jam bërë operim, nuk jam në gjendje për protestë, por të paktën të shkoj e të them se çfarë po i bëjnë këtij populli. Popullit ia ka çuar lakun në fyt. Fajin e kanë demokratët. Demkratët kanë ikur, fajin e ka Lulzim Basha që ka lënë 36 bashki në duart të socialistëve. Edhe të majtët duhet të çohen në protestë”, tha ai.

Rreth 1 mijë demokratë janë nisur nga shkodra në orën 15:00, për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga kreu i kësaj force politike, Sali Berisha. Ndërkohë Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës për të tubuar, e nga ana tjetër, mbi 1000 efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

shkoder protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll