Politike

VD-'Pse tregoheni struca?'/ Rezoluta e Srebrenicës, Berisha: Ju nuk guxoni ta dërgoni Vuçiç në Hagë

Berisha theksoi se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duhet të gjykohet në Hagë për krime lufte.

7 Korrik 2022, 11:28 Nga A.B
VD-'Pse tregoheni struca?'/ Rezoluta e Srebrenicës, Berisha: Ju
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka dënuar gjenocidin në Srebrenicë nga Foltorja e Kuvendit. Ai u shpreh se rezoluta e propozuar nga mazhoranca dënon gjenocidin në Srebrenicës, por nga ana tjetër i ka akuzuar se po “mbrojnë” Vuçiçin dhe Millosheviçin. Berisha theksoi se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duhet të gjykohet në Hagë për krime lufte.

'Genocidi si forma më e urryer nuk mund të mos më sillte mua këtu kundër barbarisë serbe. Pasi refuzuat një rezolutë të opozitës sollët këtu një rezolutë, gjersa ajo dënon gjenocidin unë e vlerësoj, është e njerëzve me qëndrim të dyfishte. Dënoni gjenocidin por fshihni me qëllim ideologun, arkitektin e genocidit në Bosnje, si vllaun e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç. Po si mund ta bëni ju këtë kur në të gjithë mediat e botës ekziston deklarata në Parlament e Vuçiç i cili zotohet se për çdo serb të vrarë do të vriten 100 myslimanë. A e kuptoni se Vuçiç ka vetëm një vend, ai është Haga, ju nuk guxoni ta dërgoni në Hagë por bëni gjithcka për ta kufizuar madje pa ju referuar kasapëve. Sa ju nderon ju kjo? Pse bëni strucin që ta dënoni me gjithë zemër masakrën më të madhe që ka njohur Europa.'- tha Berisha. 

sali berisha seance plenare 7 korrik 2022

Sondazh

Poll