Politike

VD-Rezoluta për genocidin serb në Srebrenicë, Shehu: Mohoni realitetin, jeni 5 hapa pas rezolutës së PE

Shehu tha se rezoluta nuk dënon gjenocidin, por mohimin e tij dhe shtoi se duhen miratuar 4 amendamentet e propozuara nga PD në mënyrë që rezoluta të rregullohet disi.

7 Korrik 2022, 11:21 Nga A.B
VD-Rezoluta për genocidin serb në Srebrenicë, Shehu: Mohoni
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka thënë se rezoluta e paraqitur nga mazhoranca për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, nuk është e plotë. Në foltoren e Kuvendit, ai tha se rezoluta nuk dënon gjenocidin, por mohimin e tij dhe shtoi se duhen miratuar 4 amendamentet e propozuara nga PD në mënyrë që rezoluta të rregullohet disi.

'Maxhoranca u mbush me frymë, nuk e di a ka marrë diku leje dhe erdhi sot me këtë material që po e paraqisni mes nesh. Nuk kërkuan mendim as konsesus siç u premtua në fillim. Kemi një rezolutë shumë konfuze, jo të plotë jo të qartë, shumë konfuze. Kolegët e maxhorancës po përsërisni rezolutën për Ukrainën. Pak guixim për të vënë titullin e fajtorit. Nuk dënoni genocidin. Kjo është një problem i madh shumë se ju dënoni mohimin e genocidit. Duhet dënuar genocidi në radhë të parë, pse nuk e bëni këtë punë? Keni hall se inatoset dikush në lindje? Në radhë të parë shprehet që në titull problemi, kemi paraqitur 4 amandamente. Ju mohoni realitetin serb për genocidin në Srebrenicë. Nuk është ajo që duhet, keni përdorur disa fraza por jeni 5 hapa pas rezolutës së Parlamentit Europian. Ju fusni këtu disa rrjeshta për Kosovën, pse i fusni? Për të larë gojën? '- tha Shehu. 

seance plenare 7 korrik 2022

Sondazh

Poll