Politike

VD-Gjenocidi serb në Srebrenicë, Boçi: Në rezolutë titulli është gabim, kamufloheni dhe fshihni të vërtetën

Boçi deklaroi ditën e sotme se rezoluta e paraqitur për gjenocidin serb është gabim.

7 Korrik 2022, 11:17 Nga A.B
VD-Gjenocidi serb në Srebrenicë, Boçi: Në rezolutë
Luciano Boci

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi ditën e sotme se rezoluta e paraqitur për gjenocidin serb është gabim. Nga Kuvendi, Boçi tha se Partia Socialiste po mundohet që të fshehë të vërtetën duke mos përmendur se kush ishin autorët e vërtetë.

'Sot jemi për të përkujtuar Srebrenicën, cfarë bëtë ju 7 vite. Në projektrezolutë titulli duhet të ishte i qartë, për dënimin e genocidin serb, e jo të kamuflohej. Në teksin e rezolutës ju fshihni të vërtetën, ju përmendni vetëm genocid i bërë nga forcat e armatosura të republikës serbska, kur kanë marrë pjesë forcat speciale Scorpion e tarkani. është genocid i serbëve ndaj boshnjakëve sic është në Kosovë genocidi i serbëve ndaj shqiptarëve.'-tha Boçi.

luciano boci seance plenare 7 korrik 2022

Sondazh

Poll