Politike

VD-Protesta zhvendoset te Kuvendi? Berisha: Ka skenarin e vet, ne do japim mesazhin tonë

Berisha deklaroi se e sotmja është një ditë e madhe pasi të gjithë do të protesojnë kundër regjimit të Edi Ramës. 

7 Korrik 2022, 10:22 Nga A.B

VD-Protesta zhvendoset te Kuvendi? Berisha: Ka skenarin e vet, ne do japim

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë mesazhin e fundit pak orë para fillimit të protestës së thirrur në orën 19:00. Jashtë sallës së Kuvendit, përballë gazetarëve, Berisha deklaroi se e sotmja është një ditë e madhe pasi të gjithë do të protesojnë kundër regjimit të Edi Ramës. 

“Kundër shpopullimit të Shqipërisë, kundër manipulimeve të votës dhe sistemeve elektorale, kundër Ballkanit të Hapur, protestojnë fuqishëm mbarë shqiptarët. Duhet të shpreh mirënjohjen dhe ftesën time për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të bashkohemi në orën 7 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para ndërtesës së Këshillit të Ministrave, për të shprehur me protestën tonë vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi kleptokratik i Edi Ramës”.

Pyetje: Cili është skenari i protestës së sotme? Duket sikur Kuvendi do të vazhdojë gjatë. Mund të ketë një zhvendosje të protestuesve drejt Parlamentit?

Sali Berisha: Gjithnjë protesta ka skenarin e vet. E rëndësishme është që ne të japim mesazhin tonë të fuqishëm se shqiptarët nuk do ta tolerojnë më këtë regjim, i cili s’meriton të ekzistojë absolutisht as edhe një ditë të vetme.

Pyetje: A do të vazhdojnë protesta?

Sali Berisha: Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti. Ç’ka do të thotë se protestat ndalen vetëm atëherë kur realizojnë qëllimin madhor.

sali berisha protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll