Politike

VD-Kuvendi rezolutë për gjenocidin serb në Srebenicë, Balla: Duhet të shërbejë si këmbanë alarmi ndaj nacionalizmit

Më 11 korrik 1995, qyteti boshnjak i Srebrenicës që kohë më parë ishte shpallur zonë e sigurtë me rezolutën 219 të KS të OKB u kap nga forcat serbe të Bosnjes, prej atij momenti për disa dotë me radhë më shumë se 8 mijë burra e djem muslimanë që kishin kërkuar siguri u ekzektuuan barbarisht nga forcat serbe të Bosnjes

7 Korrik 2022, 10:41 Nga e.k
VD-Kuvendi rezolutë për gjenocidin serb në Srebenicë, Balla:
Taulant Balla

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka ndertuar sot në njjë seancë të posaՊme plenare viktimat e gjenocidit serb në Srebenicë. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se ky gjenocid duhet të shërbejë si kambanë alarmi ndaj rreziqeve të forcave ekstreme të nacionalizmit

“Mijëra burra të ekzekutuar e të varrosur në varra masive, qindra burra të varrosur së gjalli e po aq të gjymtosur e therur, fëmijë të vrarë para syve të nënave, këto janë skena ferri të shkruara në faqet më të errëta të historisë njerëzore. Më 11 korrik 1995, qyteti boshnjak i Srebrenicës që kohë më parë ishte shpallur zonë e sigurtë me rezolutën 219 të KS të OKB u kap nga forcat serbe të Bosnjes, prej atij momenti për disa dotë me radhë më shumë se 8 mijë burra e djem muslimanë që kishin kërkuar siguri u ekzektuuan barbarisht nga forcat serbe të Bosnjes”, tha Balla.

REAGIMI I PLOTË I KREUT TË GRUPIT PARLAMENTAR PS

Mijëra burra të ekzekutuar e të varrosur në varra masive, qindra burra të varrosur së gjalli e po aq të gjymtosur e therur, fëmijë të vrarë para syve të nënave, këto janë skena ferri të shkruara në faqet më të errëta të historisë njerëzore. Më 11 korrik 1995, qyteti boshnjak i Srebrenicës që kohë më parë ishte shpallur zonë e sigurtë me rezolutën 219 të KS të OKB u kap nga forcat serbe të Bosnjes, prej atij momenti për disa dotë me radhë më shumë se 8 mijë burra e djem muslimanë që kishin kërkuar siguri u ekzektuuan barbarisht nga forcat serbe të Bosnjes.

Rreth 30 mijë gra fëmijë të moshuar u dhunuan e dëbuan me forcë në një fushatë masive të spastrimit etnik. Duhet të shërbejë si kambanë alarmi ndaj rreziqeve të forcave ekstreme të nacionalizmit, dhunës e tmerrrve të luftës që ato shkaktojnë. Gjenocidi rezultoi të ishte vetëm uvertura e një gjenocidi më të gjerë që u shtri pak kohë më pas edhe në Kosovë. Gjenocidi u ringjall së fundmi dhe në Ukrainë ku forcat pushtuese ruse kanë kryer e po kryejnë krime tepër të rënda kundër civilëve të pambrojtur.

Sot përkujtojnë e nderojmë viktimat e gjenocidit serb në Srebrenicë duke shprehur së pari dhimbjen e thellë për viktimat e traumat njerëzore e përkrahjen e plotë e solidaritetin tonë të sinqertë.

taulant balla

Sondazh

Poll