Politike

VD-Rezoluta për të dënuar krimet serbe në Kosovë, Shehu: Ka javë që po zvarritet, po shkelni rregulloren

Tritan Shehu deklaroi se rezoluta e paraqitur nga opozita ka javë që po tërhiqet zvarrë.

7 Korrik 2022, 10:13 Nga A.B
VD-Rezoluta për të dënuar krimet serbe në Kosovë,
Tritan Shehu, Taulant Balla dhe Lindita Nikolla

TIRANË- Ditën e sotme në seancën plenare u diskutua rezoluta për krimet serbe në Kosovë. Deputeti Tritan Shehu deklaroi se rezoluta e paraqitur nga opozita ka javë që po tërhiqet zvarrë. Balla u shpreh se duhet ecur me rendin e ditës pasi dhe në Kuvend ka përfaqësues të Bosnje-Hercegovinë.

Tritan Shehu: Duke vlerësuar vullnetin tuaj për të arritur një mendim të përbashkët, unë them se kjo gjë dështoi se rezoluta është paraqitur vetëm nga njëra anë. Rezoluta për të dënuar krimet serbe në Kosovë ka javë që po zbarritet. Pse po zvarritet në këtë mënyrë futja e kësaj rezolute në seancën plenare. Ka realisht një situatë shumë të mbyllur në kohë. Ju jeni aty për të bërë që të respektohet rregullorja, nuk po bëhet po shkelet. Nëse kolegët e tjerë kanë paraqitur një rezolutë të ngjashme e respektojmë. 

Taulant Balla: Duke qënë se rendi i ditës u miratua, duke vlerësuar faktin se në Kuvend ka përfaqëses të Bosnje-Hercegovinë, duhet të ecim menjëherë me rendin e ditës. Gjatë fjalës së tyre, secili ka të drejtën të flasë për të drejtat e tyre. 

Lindita Nikolla: Jemi futur në rendin e parë të pikës

seance plenare 7 korrik 2022

Sondazh

Poll