Aktualitet

Shpërthim në një banesë në Itali, plagoset rëndë shqiptarja, shpëtojnë mrekullisht dy fëmijët

58-vjeçarja shqiptare bashkë me dy fëmijë, 7 dhe 4 vjeç, ka qenë në bodrumin e banesës në momentin që ka ndodhur shpërthimi, e për fat dy të miturat kanë marrë vetëm disa plagë të lehta.

6 Korrik 2022, 23:34 Nga k.m.
Shpërthim në një banesë në Itali, plagoset
Foto ilustruese

ITALI- Një 58-vjeçare shqiptare ka mbetur e plagosur rëndë pas një shpërthimi në një shtëpi në Valdicecina. Në qendrën historike të Castelnuovo Val di Cecina, gruaja u lëndua nga shpërthimi ndërsa ndodhej në bodrumin e ndërtesës ku jetonte.

Sipas mediave të huaja, 58-vjeçarja shqiptare bashkë me dy fëmijë, 7 dhe 4 vjeç, ka qenë në bodrumin e banesës në momentin që ka ndodhur shpërthimi, e për fat dy të miturat kanë marrë vetëm disa plagë të lehta. Shqiptarja u dërgua në spitalin e Pizës me helikopterin e shpëtimit, ndërsa kanë nisur hetimet. Deri më tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit, mendohet për rrjedhje gazi.

Gjithashtu po verifikohen edhe banesa ku ndodhi ngjarja dhe të tjera, me qëllim për të parë nëse ka dëmtime në strukturën e tyre apo jo, pasi shtëpia e shqiptares pati dëmtime të mëdha. 

itali lendohet shqiptarja ne itali

Sondazh

Poll