VD- Protesta e PD! Artistë dhe pedagogë bëjnë thirrje për bashkim, Jul Deda: Do vij nga Londra
Artistë, pedagogë, profesionistë të fushave të ndryshme në diasporë dhe Shqipëri, i janë bashkuar thirrjes për protestë.
TIRANË- Në orën 19:00 qytetarët do të protestojnë ditën e sotme në Tiranë. Fronti Opozitar për shpëtimin e Shqipërisë, e përbërë nga të gjitha forcat politike të opozitare, shoqëria civile, personalitete dhe individë, kundërshtarë të regjimit, grupe interesi, sindikatat dhe rrethi akademik, bëjnë thirrje për bashkim në protestën e sotme të iniciuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Artistë, pedagogë, profesionistë të fushave të ndryshme në diasporë dhe Shqipëri, i janë bashkuar thirrjes për protestë. Nëpërmjet videomesazheve të tyre ata kanë bërë thirrje për pjesmarrje masive të çdokujt që është prekur nga padrejtësia shtetërore.
"Protestoni për veten, familjen dhe kombin. Edi Rama ka plan shpopullimin e Shqipërisë, ndaj do të reagojmë më 7 korrik", është mesazhi i tyre.
Gjergj Lleshaj, emigrant në Gjermani, Uliks Elezaj sipërmarrës në SHBA dhe aktori Julian Deda, u drejtohen shqiptarëve me thirrjen për bashkim kundër vjedhjeve qeveritare, korrupsionit dhe abuzimeve, rrënimit të jetës së qytetarëve dhe ikjes masive të të rinjve.
"Ju flas nga Londra, ku ka shumë lëvizje, por ku kam takuar shumë shqiptarë të cilët kanë braktisur atdheun sepse i mungon shpresa, i mungon puna, i mungon paraja, i mungon mirëqënia... Prandaj kanë ardhur këtu dhe unë i takoj përditë. Shpopullimi i këtij vendi, i vendit tonë, atdheut tonë, është gjëja më dramatike që mund të na ndodhte neve dhe sigurisht përgjegjës për këtë është gjithë politika, por sigurisht kohët e fundit është Edi Rama, mor miq. Dhe nuk mendoj se ka njeri tjetër në këtë botë t’i ketë bërë keq më shumë Shqipërisë sesa ‘Piktori’! As diskutohet fare! Dhe unë prandaj do të jem në protestë. Do të nisem nga këtu dhe shpresoj të jeni edhe ju. Shikojini këto foto pas kësaj videoje dhe diku do ta gjeni veten dhe ju për të qenë në protestë. Data 7 i shtati, ora 7!”- thotë aktori i humorit Jul Deda.
Sondazh
Intervista për median serbe, Rama: BE-ja udhëhiqet nga inercia e aktualitetit
Edi Rama SERBI- 'Ne kemi nevojë për BE-në po aq sa ata na'- ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë intervistës me Novi Magazin&e...
Protesta e PD-së “paralizon” rrugët në Tiranë, kryeministria “blindohet” me veshje prej çeliku
Kryeministria TIRANË- Ditën e sotme mbahet protesta e thirrur nga Partia Demokratike. Qytetarët do të nisin tubimin para Kryeministris&...
Zjarri në Krujë! Deputeti i PS del në terren, pozon me forcat e FA
Denis Deliu TIRANË- Zjarri në Krastë të Krujës, i cili shkrumboi 100 hektarë konsiderohet si një nga vatrat më t&e...
“Filluam të përqafohemi e puthemi”/ Rakacolli: Vaksinohuni me booster! Ja kur do kthehen maskat
Mira Rakacolli TIRANË- Në studion e emisionit “Open” është shtruar për diskutim tema “Çfarë po ndodh...
A do të jetë Ilir Meta i pranishëm në protestën e Berishës? Belind Këlliçi:Nuk e besoj
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi foli për prezencën e presidentit Ilir...
Zjarri në Krastë, Ministri i Mbrojtjes: Vatër serioze! Kanë shkuar 60 forca, po punohet për shuarjen
Niko Peleshi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë detaje për zjarrin që ka nisur në Krastë të Kruj&e...
Paralajmëron Peleshi: S'ka pushime për ne, rrezikohemi nga zjarret (Po Haki Çako?)
Niko Peleshi ERSEKË- Nga Erseka, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se nuk do të ketë pushime për t&eu...
Basha &, Alibeaj tek protesta e Berishës? Përgjigjet Këlliçi, nuk e mohon, por...
Belind Këlliçi TIRANË- Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi as nuk e ka mohuar, e as nuk e k...
Takimi tek zyra! Berisha takon Renis Gjokën, s'harron reperin: Big Basta, përshendetje nga larg
Pamje nga takimi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në zyrën e tij këngëtarin Renis Gjoka, i cili...
Zjarri në Krujë, deputetja apel për ndërhyrje të menjëhershme
Merita Bakiu KRUJË- Merita Bakiu, deputete Partisë Demokratike e Krujës është shprehur se asnjë nga institucionet nuk po...
