Politike

Sot hapet By-Passi i Vlorës! Inagurimi në orën e njëjtë me protestën, Rama shkon në Vlorë

Ceremonia do të zhvillohet në orën 19:00 dhe i pranishëm do të jetë dhe Kryeministri Rama.

7 Korrik 2022, 09:41 Nga A.B
Sot hapet By-Passi i Vlorës! Inagurimi në orën e njëjtë
Bypass i Vlores

TIRANË- Ditën e sotme, By-Passi i Vlorës do të jetë i kalueshëm për të gjitha automjetet. By-Passi i Vlorës do të jete i kalueshëm për automjetet në të 28.8 km e tij nga pasditja e sotme ndërsa mësohet se do të organizohet një ceremoni inaurimi.

Ceremonia do të zhvillohet në orën 19:00 dhe i pranishëm do të jetë dhe Kryeministri Rama. Inagurimi do të jetë në të njëjtën orë kur në Tiranë do të zhvillohet protesta e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. 

E gjithë gjatësia e By-Passit të Vlorës mund të përshkohet në vetëm 30 minuta duke anashkaluar trafikun e qytetit, i cili në zonën e lungomares gjatë 3 muajve të verës bëhet kaotik. Në çdo 1.5 kilometër të këtij aksi ka një vendpushim panoramik për të shijuar bukurinë e bregdetit të Vlorës.

edi rama rama ne vlore bypass i vlores

Sondazh

Poll