Politike

A do të jetë Ilir Meta i pranishëm në protestën e Berishës? Belind Këlliçi:Nuk e besoj

Belind Këlliçi tha se nuk e ka një informacion të tillë, por theksoi se nuk do të ishte çudi që kreu i shtetit të mos ishte i pranishëm për shkak të detyrës si president.

6 Korrik 2022, 22:41 Nga k.m.
A do të jetë Ilir Meta i pranishëm në protestën e
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi foli për prezencën e presidentit Ilir Meta, nesër në tubimin e Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin "Open", Këlliçi tha se nuk e ka një informacion të tillë, por theksoi se nuk do të ishte çudi që kreu i shtetit të mos ishte i pranishëm për shkak të detyrës si president.

S’kam informacion. Mbase duke pasur detyrën e presidentit… Dje ka qenë në Slloveni. Se di nëse është rikthyer në Shqipërisë. S’do të ishte çudi që mos të ishte pjesë e protestës për shkak të detyrës së presidentit. Jo vetëm presidenti, por kushdo është i mirëpritur në protestë,”- tha Këlliçi.

Protesta e ditës së nesërme do të nisë në orën 19:00 me logon “Shqipëria në rrezik”, e cila do të organizohet nga Sali Berisha dhe nga opozita e vendit. Ai tha sot se protesta do të jetë masive dhe se skenarët janë të qartë, teksa u pyet nga gazetarët nëse do të tentohet hyrja në Kryeministri.

belind këlliçi

Sondazh

Poll