Politike

Zjarri në Krastë, Ministri i Mbrojtjes: Vatër serioze! Kanë shkuar 60 forca, po punohet për shuarjen

Niko Peleshi ka bërë me dije se Kruja konsiderohet si vatër serioze dhe deri më tani janë dërguar 60 forca të Forcave të Armatosura.

6 Korrik 2022, 21:43 Nga k.m.
Zjarri në Krastë, Ministri i Mbrojtjes: Vatër serioze! Kanë
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë detaje për zjarrin që ka nisur në Krastë të Krujës. Në fjalën e tij për mediat e pranishme gjatë një vizitë në Ersekë, Peleshi ka bërë me dije se Kruja konsiderohet si vatër serioze dhe deri më tani janë dërguar 60 forca të Forcave të Armatosura.

"Për momentin kemi një vatër serioze në Krujë, aty kanë shkuar 60 forca po punohet për të prerë një perimetër të gjatë të zjarrit që është krijuar nga era. I kemi marrë të gjitha masat,forca jonë ajrore,mekanizmi evropian i mbrojtjes civile,marrëdhëniet bilaterale me vendet fqinje i kemi të aktivizuara për tu gjetur në momentin e duhur. Forcat e armatosura janë hallkat e fundit nëse dështojnë bashkitë pra të gjitha hallkat,por s'mund të jetë kështu si funksionon deri tani,nuk mund të them që s'ka përgjegjshmëri nga kryetarët e bashkive por duhet dhe organizimi i tyre. Asnjë zjarr nuk merr përmada të mëdha nëse ndërhyhet në kohë. Kur ndodhin emergjenca dhe fatkeqësi natyrore ndonjëherë dorëzohen edhe shtetet më të mëdha. Kalifornia digjet çdo ditë. E rëndësishme është të shmangim ato që mundet. Është e vërtetë që kanë nevojë për mjete por ne kemi shpërndarë për bashkitë 10 milion dollarë këtë vit për bashkitë për emergjencat civile. Para 2 javësh janë shpërndarë 16 mjete zjarrfikëse që janë mundësuar nga TAP për te gjitha bashkitë,"-tha Peleshi. 

Zjarri në Krujë u shua mbrëmjen e djeshme, por sot është riaktivizuar sërish. Pretendohet se është vënë qëllimisht, ndërsa në total janë djegur 70 ha pyll në zonën e Krastës. Zonat e banuara janë larg, por tymi i flakëve ka mbuluar të gjithë qytetin e Krujës. 

zjarr ne kraste te krujes

Sondazh

Poll