Politike

Basha &, Alibeaj tek protesta e Berishës? Përgjigjet Këlliçi, nuk e mohon, por...

Belind Këlliçi tha se nuk kishte komunikim as me Bashën, e as me të ashtuquajturin grupin e Enkelejd Alibeajt, por bëri një thirrje për ta.

6 Korrik 2022, 21:24 Nga k.m.
Basha &, Alibeaj tek protesta e Berishës? Përgjigjet
Belind Këlliçi

TIRANË- Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi as nuk e ka mohuar, e as nuk e ka pohuar praninë e Lulzim Bashës në protestën e nesërme. Në një dalje për emisionin "Open", Këlliçi tha se nuk kishte komunikim as me Bashën, e as me të ashtuquajturin grupin e Enkelejd Alibeajt, por bëri një thirrje për ta.

"Nuk kam informacion, nuk kam fare komunikim me ta. Megjithatë publikisht unë i ftoj që të vijnë në protestë,"-tha ai.

Protesta e ditës së nesërme do të nisë në orën 19:00 me logon “Shqipëria në rrezik”, e cila do të organizohet nga Sali Berisha dhe nga opozita e vendit. Ai tha sot se protesta do të jetë masive dhe se skenarët janë të qartë, teksa u pyet nga gazetarët nëse do të tentohet hyrja në Kryeministri.

belind këlliçi protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll