Bota

Akuza për spiunim, autoritetet iraniane nisin arrestimet: Mes tyre zv/ambasadori britanik

Një nga të arrestuarit u identifikua nga TV shtetëror si bashkëshorti i atasheut kulturor të Austrisë në Iran.

6 Korrik 2022, 21:21 Nga k.m.
Akuza për spiunim, autoritetet iraniane nisin arrestimet: Mes tyre
Foto ilustruese

IRAN- Garda Revolucionare e Iranit ka arrestuar disa të huaj, duke përfshirë të dërguarin e dytë më të lartë të Britanisë në Teheran, për akte të dyshuara spiunazhi si marrja e mostrave të tokës në zona të kufizuara. Lajmin e dha televizioni shtetëror.

“Këta spiunë po merrnin mostra dheu në shkretëtirën qendrore të Iranit, ku u kryen stërvitjet e raketave ajrore të Gardës Revolucionare,”- tha TV shtetëror.

Një nga të arrestuarit u identifikua nga TV shtetëror si bashkëshorti i atasheut kulturor të Austrisë në Iran. Ai gjithashtu tregoi një fotografi të një të huaji të tretë, duke e identifikuar atë si Maciej Walczak, një profesor universiteti në Poloni për të cilin thuhet se po vizitonte Iranin si turist. E po ashtu mes të arrestuarve është edhe zv.ambasadori britanik, Giles Whitake. 

Garda Revolucionare elitare e Iranit ka arrestuar dhjetëra shtetas të dyfishtë dhe të huaj në vitet e fundit, kryesisht për spiunazh dhe akuza të lidhura me sigurinë./Marrë nga english.alaraby.co.uk

iran arrestime ne iran

Sondazh

Poll