'Lekët, ose s'ka varr për t'u prehur'/ Veliaj: Kishim 3 vite që kërkonim zbulimin e grupit
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj tha se fenomeni ishte i trashëguar.
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi organet ligjzbatuese për vënien para drejtësisë të disa punonjësve dhe drejtorit të varrezave të Tufinës, të cilët merrnin para për një vend për të ndjerët. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se fenomeni ishte i trashëguar. Ndërsa i kërkoi si Policisë së Shtetit, ashtu edhe Prokurorisë së Tiranës që të vendosnin para ligjit të gjithë shkelësit.
"Falënderoj Prokurorinë dhe Policinë e Tiranës për ndihmën. Te varrezat e Tufinës kemi pasur një shqetësim prej kohësh, ku një komunitet sekserësh, të trashëguar prej vitesh, prenotonin varre. Varrezat janë publike, nuk janë private. Ka një ligj që lejon varreza private dhe kush do që të bëjë varreza private duhet të ndjekë procedurat ligjore, të prenotojë toka, varre familjare dhe gjithçka tjetër, por jo në varrezat publike. Nuk e di nëse ata 6-7 të arrestuarit janë fajtorë, këtë duhet ta thotë policia, por shprehja “kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda” në këtë rast nuk është vetëm metaforë. Dua t’i kërkoj policisë dhe prokurorisë të vazhdojnë bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës. I falenderoj edhe drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës, edhe drejtuesit e Policisë së Tiranës për ndihmën që na dhanë,"-tha Erion Veliaj.
Drejtori i Varrezave në Bashkinë Tiranë, Eljodor Ndini është ‘djegur’ nga një episod ku është është kapur duke marë para dhe euro, në këmbim të shitjes së një sipërfaqe toke për qëllime varrimi në Tufinë. Në përgjimin e bisedave të Ndinit, ka rezultuar e provuar se ushtronte ndikim të paligjshëm tek funksionarë të ndryshëm të institucioneve shtetërore, duke mundësuar nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit nga tërmeti pranë Bashkisë Tiranë, kundrejt pagesës 2 milion lekë të vjetra. Nxjerrjen e çertifikatave të pronësisë pranë zyrës së Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, përfitimin e çertifikatave të vaksinimit “Covid 19” sikur personat përfitues ishin vaksinuar kundrejt pagesës në vlerën 300 mijë lekë të vjetra. Gjithashtu Ndini ndërhynte dhe mundësonte nxjerrjen e kredisë së butë pranë bashkisë së Tiranë.
Sondazh
Mbështetësit e Bashës iu bashkuan 7 korrikut, Paloka: U treguan të mençur, do kuptohet qëllimi i vërtetë i tyre
Edi Paloka TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka u shpreh se shumë deputetë të Partisë Demokratike që kan&eu...
A u zbulua me të vërtetë naftë në Shpirag? "Mallkimi" i burimeve natyrore
Foto ilustruese Kryeministri shqiptar Edi Rama shpalli se vendi gjendet pranë një zbulimi të madh, një vendburimi nafte, që sipas ...
Finlanda dhe Suedia drejt NATO-s, PS kërkon procedurë të përshpejtuar për protokollet e anëtarësimit
Kuvendi i Shqiperise TIRANË- Një grup deputetësh të Partisë Socialiste i kanë dërguar një kërkesë zyrtare...
VD-Skandali me evazionin fiskal, Kryemadhi i përgjigjet ministres Ibrahimaj: Keni bërë kontrolle?
Monika Kryemadhi TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i përgjigjet ministres së Ekonimisë d...
Projektligji për amnistinë fiskale, Meta: Të hiqet urgjentisht dorë nga kjo përpjekje e pashpresë
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta kërkon që të hiqet dorë nga projektligji për amnistinë fiskale dhe penale. Pë...
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve: 71 zyrtarë rezultuan ish-sigurimsa
Gentiana Sula TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula ka deklaruar ditën e sotme në një seancë dëg...
7 korriku/ Noka: Do ketë lum njerëzish, shqiptarëve u 'zien' shpirti, do sfidojnë temperaturat
Flamur Noka TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka është shprehur i bindur se nesër në ...
VD-Denoncimi i Kryemadhit: Nuk ka asnjë njoftim nga institucionet ligjzbatuese për kompanitë në fjalë
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj iu përgjigj kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika ...
VD-Evazioni fiskal me inceneratorët, Ibrahimaj: Asgjë e fakteve nuk është e re, zhurmë në vigjilje të protestës
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka reaguar lidhje me deklaratat e LSI-së per abuzimet me ...
Korreshi ironizon Bashkinë e Lushnjes: Faleminderit qe na hoqët zhabat po pse na sollët qentë?
Qente endacakë TIRANË- Deputeti demokrat i Lushnjes Saimir Korreshi i njohur për ironitë e tij ka ironizuar sot Bashkinë e Lushnj...
