Politike

Mbështetësit e Bashës iu bashkuan 7 korrikut, Paloka: U treguan të mençur, do kuptohet qëllimi i vërtetë i tyre

Paloka tha se ata janë treguar të mençur, por shtoi se mbetet me pikëpyetje nëse pjesëmarrja e tyre mund të ketë qëllime të tjera.

6 Korrik 2022, 16:52 Nga F.M
Mbështetësit e Bashës iu bashkuan 7 korrikut, Paloka: U treguan
Edi Paloka

TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka u shpreh se shumë deputetë të Partisë Demokratike që kanë qenë mbështetës së ish-kreut Lulzim Basha i janë bashkuar 7 korrikut. Në një lidhje me Skype në FaxNews, Paloka tha se ata janë treguar të mençur, por shtoi se mbetet me pikëpyetje nëse pjesëmarrja e tyre mund të ketë qëllime të tjera. Kjo gjë sipas tij do të kuptohet pas protestës.

"Tek ky grup që ju thoni që janë mbështetës të Bashës, nuk është ashtu se brenda grupit ka grupime. Fakti që pjesa me e madhe pro Bashës, jamë treguar të mençur nëse nuk e kanë bërë me arsye të tjera. Të tjerët kanë ndërmarrë pavarësisht nga qëllimi. Nuk mundet një deputet i PD të mos marrë pjese në një protestë ku kërkohet largimi  një qeverie, do ishte vetëvrasje politike për këdo. Do të shohim si do të sillen në të ardhmen për të kuptuar qëllimin real të tyre. Është një front, jo vetëm partitë poltike, jo vetëm LSI, jemi në koalicion, jemi pjese e opozitës politike. Behet fjalë për shumë më tepër se kaq. Pra kemi një front që sigurisht synimi kryesor për të rrëzuar qeverinë do të zgjerohet edhe më shumë.Qytetarët ndihen të vjedhur, të grabitur por edhe të poshtëruar. Me zemër do të donin të ishin të gjithë shqiptarët. Është ndër më të mëdhajat. Është pak e papështatshme për shkak të motit,"- tha Paloka. 

Nesër do të mbahet protesta e Partisë Demokratike. Protesta nis në orën 19:00 para Kryeministrisë. Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar skenatë të shumtë për protestën e nesërme. Berisha paralajmëroi efektivët e policisë teksa tha se çdo presion apo dhunë ndaj protestuesve do të mbahet shënim dhe do të jepet ndëshkimi i duhur.

edi paloka

Sondazh

Poll