Politike

7 korriku/ Noka: Do ketë lum njerëzish, shqiptarëve u 'zien' shpirti, do sfidojnë temperaturat

Noka thotë se do të ketë pjesëmarrje masive.

6 Korrik 2022, 14:26 Nga F.M
7 korriku/ Noka: Do ketë lum njerëzish, shqiptarëve u
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka është shprehur i bindur se nesër në protestë do të ketë pjesëmarrje masive. I ftuar në "Pikat mbi i", Noka tha se njerëzve po u 'përvëlohet' shpirti nga korrupsioni dhe janë vendosur që të sfidojnë vapën e temperaturat e larta për të protestuar. 

Pjesë nga prononcimi: 

Pse u zgjodh mesi i vapës për të protestuar?

Noka: Slogani “Shqipëria në rrezik” ka një domethënie. Ne jemi para një situate të rrezikshme. Vendi ynë ndodhet në një rrezik. Ky rrezik Shqipërisë nuk i vjen nga jashtë, factor apo actor i jashtëm, i vjen nga qeveria dhe nga qeverisja. Kjo është A-ja dhe ZH-ja e protestës. Shqiptarët sot vidhen nga mëngjesi në darkë nga qeverisja e tyre. U pamundësohet jetesa në vendin e tyre. Shqiptarët sot janë më të varfër se kurrë. Kush është fajtor? Është qeveria e Rilindjes. Shqiptarët sot janë me shpresë të vrarë. Ka edhe factorë të tjerë. Sot edhe Ballkani i Hapur po tregon që është një kërcënim serioz për ta bërë Shqipërinë pjesë të vogël të Jugosllavisë.

Do keni impakt duke protestuar në një muaj kaq të nxehtë?

Noka: Këtu ka një të nxehtë saharian. Temperaturat janë të larta, por në shpirtin e çdo shqiptari ka një flakë proteste më të nxehtë se temperatura. Po iu përmend vetëm 3 skandalet që keni nxjerrë ju: 3 pleq që njëri është punëtor krahu, tjetra është pa shtëpi 90 vjeç, tjetrin e mban vëllai me bukë, këta na dalin biznesmenë të mëdhenj që qarkullojmë 30 milionë euro. Këto janë të gjitha skema kriminale, mafioze, korruptive për të rrjepur shqiptarët. Çdokush ka një zjarr proteste brenda tij që sfidon çdo lloj temperature. Shqiptarët nuk e kanë luksin të thonë se do protestojnë kur është freskët dhe jo kur është vapë. Ka shumë që thonë është vapë dhe plazh. Studimi i fundit i Barometrit tregoi që 60% e familjeve shqiptare nuk e kanë mundësinë ta mendojnë plazhin e jo më të shkojnë. Plazhet e jugut janë shkretëtirë. Në një situatë të tillë çdo shqiptar duhet të shohë përpara.

Nesër do të mbahet protesta e Partisë Demokratike. Protesta nis në orën 19:00 para Kryeministrisë. Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar skenatë të shumtë për protestën e nesërme. Berisha paralajmëroi efektivët e policisë teksa tha se çdo presion apo dhunë ndaj protestuesve do të mbahet shënim dhe do të jepet ndëshkimi i duhur.

flamur nok protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll