Politike

VD-Denoncimi i Kryemadhit: Nuk ka asnjë njoftim nga institucionet ligjzbatuese për kompanitë në fjalë

Ajo tha edhe se dosja e inceneratorëve është nën hetim. 

6 Korrik 2022, 14:23 Nga F.M
VD-Denoncimi i Kryemadhit: Nuk ka asnjë njoftim nga institucionet
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj iu përgjigj kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila denoncon prej ditësh evazion fiskal përmes 24 kompanive. Në një konferencë për shtyp, Ibrahimaj thotë se nuk ka asnjë vendim të prerë gjykatë për çështje në fjalë. Ajo tha edhe se dosja e inceneratorëve është nën hetim. 

"Përsa i përket bashkisë Tiranë, punimet civile janë përfunduar rreth më pak se 1% e vlerës së investimit, është me operim. Dua të nënvizoj edhe njëherë se këto subjekte janë nën hetim dhe përsa kohë nuk ka një vendim gjykate për këto subjekte, institucionet shtetërore nuk marrin dot masa. Janë të parashikuara në kontrata dhe do të vijojmë të veprojmë njësoj. Nuk kemi asnjë njoftim nga asnjë lloj insitucioni në lidhje me këto institucione, do të vijojmë po njësoj,"- tha Ibrahimaj. 

Kryemadhi ka deklaruar se 24 kompani kanë bërë evazion fiskal në shifrën 189 milionë dollarë. Kryemadhi foli për afro 120 mijë fatura të evazionit fiskal. Ajo konsideron si “trurin” e skemës kryeministrin Edi Rama. I përfshirë sipas saj është edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. 

delina ibrahimaj monika kryemadhi afera e inceneratoreve

Sondazh

Poll