Politike

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve: 71 zyrtarë rezultuan ish-sigurimsa

Sula tha se nga keta 71 zyrtarë të identifikuar si të lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit, 13 prej tyre tentuan të bëheshin pjesë e SPAK, BKH, KLP, KED, KLGJ, ILD, e Prokurori.

6 Korrik 2022, 14:51 Nga A.B
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve: 71 zyrtarë rezultuan ish-sigurimsa
Gentiana Sula

TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula ka deklaruar ditën e sotme në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështjet Ligjore, se nga 2189 kandidatë që u janë hapur dosjet dhe jane kryer verifikimet ne kohen qe kane aplikuar per një post publik, 71 prej tyre kanë rezultuar bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Gjatë raportit vjetor të veprimtarisë së autoritetit, Sula tha se nga keta 71 zyrtarë të identifikuar si të lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit, 13 prej tyre tentuan të bëheshin pjesë e SPAK, BKH, KLP, KED, KLGJ, ILD, e Prokurori.

“Sa i përket verifikimit të figurave. Kemi pasur dy blloqe institucionesh qe kanë dominuar, nga njëra anë organet e reja të vetingut KLP, KED, SPAK, BKH, ILD dhe prokurori dhe nga ana tjetër është vetting i policisë. Nga grupi i parë kemi gjetur rreth 13 kandidatë që figurojnë me dokumente në ish-sigurimin e shtetit ndërsa për procesin e vetingut në polici, janë verifikuar 94 kandidatë, dhe 6 prej tyre janë gjetur me dokumente në ish-sigurimin e shtetit”, u shpreh Gentiana Sula.

autoriteti i dosjeve

Sondazh

Poll